“Gjykata Kushtetuese, pjesë e reformës në drejtësi”

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeritu për të diskutuar mbi Progres Raportin e Komisionit Europian për vitin 2014, ministri Naço tha se pavaresisht vlerësimeve pozitive ka ende shumë punë për të bërë.

“Komisioni Europian ka vlerësuar vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin në të gjitha hallkat. KE, shtoi Naço ka vlerësuar pozitivisht vullnetin e qeverisë për të ndërmarrë reformë në drejtësi, si të domosdoshme për të luftuar korrupsionin në gjyqësor”, tha ai.

Sipas Naços, në raportin e Komisionit Europian  është vlerësuar puna e bërë nga Ministria e Drejtësisë në ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Civile, uljen e burokracive, si dhe ndërhyrjen ligjore për të përmirësuar administratën gjyqësore.

Ministri Naço gjithashtu në fjalën e tij vuri në dukje se ka ende punë për të bërë.

“Duhet të punojmë për të integruar në sistemin e drejtësisë të diplomuarit në shkollën e magjistraturës, si një problem që gjatë vitit tim në krye të Ministrisë së Drejtësisë nuk mori zgjidhje për shkak të marredhënieve refraktare që ish-nënkryetari i KLD-së kishte me Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu, duhet punuar për të  vlerësimin e gjyqtarëve”, tha Naço.

Duke folur për reformën në fushën e drejtësisë, Naço bëri të ditur se brenda vitit të parë të qeverisjes përfundoi dixhiitalizimi i dosjeve të pronave nga viti 1993.

“Dixhitalizuam dosjet që nga vitit 1993 dhe tashmë po punojmë për të nxjerrë vlerën që do të paguaj shteti shqitptar.  Ne kemi regjistruar 370 mijë prona, duke bërë për një vit punën e 6 viteve”, theksoi Naço.

Gjatë seancës dëgjimore ai iu përgjigj edhe interesit të deputetëve lidhur me Pallatin e Drejtësisë, vendet vakante në gjyqësor, apo pikat ku do bazohet reforma në drejtësi. Ministri Naço tha se sa i takon vendeve vakante, ato mbetën bosh për shkak se KLD deri dje ka pasur një axhendë personale.

Sa i takon reformës, ministri i Drejtësisë ripërsëriti se reforma do të jetë e gjerë dhe do të prekë të gjitha insitutucionet, duke filluar nga Shkolla e Magjistraturës, Konferenca Gjyqësore, KLD, Gjykata e shkallës së pare, Apelit, Gjykata e Lartë apo edhe Gjykata Kushtetuese, nënvizoi Naço.

Në fund ai njoftoi se shumë shpejt do të çelet edhe konkursi për projektin e Pallatit të Drejtësisë. Sipas Naços, Pallati i Drejtësisë është një ide e hedhur nga paraardhësi i tij, por që nuk dha asnjëherë shenjë se kishte vullnet për ta ndërtuar. Ne, vijoi Naço, shumë shpejt do të çelim konkursin për projektin më të mirë

SHKARKO APP