Gjykata Kushtetuese, Soreca: KED të finalizojë pa vonesë listat e anëtarëve që emërohen nga Presidenti
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur betimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj. Në një mesazh në Twitter, Soreca shprehet se tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti.
“Sot Z. Altin Binaj është betuar para Presidentit Ilir Meta si anëtari i 5-të i GjK. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i gjykatës tani bëhet i arritshëm, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha instit. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i gjykatës është një hap kryesor për të plotësuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE dhe Shqipërisë”,- deklaron ambasadori i BE.
…finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i gjykatës është një hap kryesor për të plotësuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis🇪🇺&🇦🇱.2/2 https://t.co/EuHH58vOQd
— EU in Albania (@EUinAlbania) December 22, 2020
KOHA JONË SONDAZH

