Gjykata Kushtetuesja vë në pikëpyetje ankimimet e PD
Në kushtet kur opozita nuk ka qenë në Parlament për t’u bërë pjesë e diskutimeve për ligje të rëndësishme, kur përfshihet dhe ai i organizimit dhe funksionimit të KLD-së, sipas gjykatësit Kristo ngrihen pikëpyetje të mëdha ligjore për vlefshmërinë e ankimimeve të demokratëve në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykatësi Vladimir Kristo:Duke bojkotuar punimet e kuvendit për këtë ligj, mendoni që 1/5 e deputetëve (pra ju) e keni të legjitimuar kërkesën tuaj për të ankimuar këtë ligj?! Keni qenë ju pjesë e diskutimit të këtij ligji?
Oerd Bylykbashi: Ne jemi sot e kësaj dite pjesë dhe ne përfaqësojmë popullin, këtë kërkon Kushtetuta. Ne jemi në ushtrim të mandatit tonë. Për rrjedhojë ne mendojmë që nuk ekziston asnjë ndalim ligjor për të na ndaluar të ankimojmë ligje.
Gjykatësi Kristo: Më rezulton që partitë politike moderne e kanë zgjidhur me statut! Unë po ua them që është me pikëpyetje të madhe legjitimiteti i këtij ankimimi.
Gjykatësi Bashkim Dedja: A mundet që Presidenti me cilësinë e Kryetarit të KLD të zgjedhë ministrin e Drejtësisë si zv.Kryetar?
Gazmend Bardhi:Në bazë të ligjit ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mund të jenë zv.Kryetar të KLD