Gjykata pranon PD-në e Berishës si palë në gjyqin për statutin/ Shtyhet seanca për më …

Gjykata Civile ka legjitimuar këtë të mërkurë Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, në procesin gjyqësor për regjistrimin e ndryshimeve statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, të zhvilluar më 2 shtator.

Mësohet se Çlirim Gjata dhe Franc Nuri janë përfaqësuesit e Berishës në këtë proces gjyqësor.

Por, gjatë seancës gjyqësore, përfaqësuesi i PD-së së “Vulës”, Rezart Kthupi, solli argumente kundër. Ky i fundit u shpreh se është sjellë një letër autorizimi me firmën e Sali Berishës, ndërsa shtoi se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi në gjyq pasi sipas tij i ka mbaruar tagri. Ai nënvizoi më tej se nevojitet akti me të cilin ky komision është themeluar.

Ndërkohë seanca e radhës është vendosur që të mbahet më 1 nëntor, ora 13:00.

Ndërsa Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e seancës gjyqësore derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që përfaqësuesit e Berishës kanë depozituar për çështjen e logos dhe të vulës, ku Apeli i Përgjithshëm e ktheu në shkallë te parë.

“Kërkojmë pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3-marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës. Një vendim i Gjykatës Civile për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do të mbivendoste dy vendime të ndryshme”, u shpreh ai.

/CNA

SHKARKO APP