Gjykata rrëzon padinë e PD për taksat dhe tarifat e Bashkisë së Tiranës

Partia Demokratike ka humbur betejën e radhës ligjore me Bashkisë së Tiranës, këtë herë atë për çështjen e taksave dhe tarifave vendore. 

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar mesditën e sotme padinë me palë paditëse Fabian Topollaj (keshilltar bashkiak i PD) dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtareve me objekt Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe shfuqizimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për “Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës”. 

Pas shqyrtimit të kërkesës së anëtarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gjykata vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave. Vendimi për taksat vendore në Këshillin Bashkiak është marrë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre mujave, Partia Demokratike ka humbur disa beteja ligjore ndaj Bashkisë së Tiranës, siç ishte padia për të ndaluar ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, ndërtimin e parkingut nëntokësor te Parku Rinia dhe për akuzën për mungesë transparence nga Bashkia e Tiranës, të cilat gjykata i ka vlerësuar si në përputhje me ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?