Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë/ Rama: SHBA-BE të reflektojnë, është grackë e Rusisë

Duke iu referuar një pasazhi ku thuhet se “lufta e Rusisë i hapi sytë Europës”, kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar SHBA-së, që të reflektojë për Gjykatën Speciale të Hagës, pasi sipas tij ka qenë një “grackë” e Rusisë.

”Unë nuk jam i dhënë pas teorive të konspiracionit dhe nuk kam qëllim që këtë tepri ta kthejë në demarsh shtetëror, por këto janë të rënda dhe sa na takon ne si shqiptar për ta merituar, ne duhet të mos e pranojmë absolutisht me ata që janë në Hagë dhe UÇK.

Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë, por korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate, jemi të vegjël t’i kërkojmë SHBA të reflektojë, por SHBA-ja duhet të reflektojë sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur”.

SHKARKO APP