Gjykata tërhiqet për vendimin, Tahiri: Jam i pandehur se shita një makinë
Ka përfunduar seanca gjyqërosore për ish-Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, i cili pritet të jepet sot pasdite, pas orës 16:00, ndërsa ish-ministri ka dalë i qeshur nga seanca, e nisur rreth orës 10:00.
Në dalje të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është pritur nga shumë mbështetës të tij, Tahiri është shprehur se “Jam i pandehur se shita një makinë. Punova si ministër edhe kur m’u vunë bombat në shtëpi. Ia kam kushtuar gjithë jetën time Ministrisë së Brendshme.”
Ndër të tjera, Tahiri ka shtuar se “në raport me krimin, unë dhe Rama nuk jemi shefi i madh, por në raport me politikën ai është shefi i im i madh”.
Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
KOHA JONË SONDAZH

