Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në Prokurori më 4 mars, ndryshe….
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Nëse nuk paraqitet do ta marrë me forcë policia. Por nëse kundërshton edhe policinë rrezikon burgun.

