Gjylameti: 18 qershori, datë ligjore e zgjedhjeve
Sekretarja për Koordnimin Elektoral në Partinë Socialiste, Gjylameti tha se e vetmja platformë që ka paraqitur Partia demokratike është platforma politike dhe jo teknike.
“Duke marrë shkas nga disa komente të Partisë Demokratike mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo mos funksionimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore sqarojmë se: Nga ana e Partisë Demokratike deri me tani në Komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore është paraqitur vetëm një platformë politike, e cila ne thelb nuk ka as një propozim teknik por thjesht përgjithëson çështje apo problematika sporadike”, tha Gjylameti.
Sipas saj, propozimi që PS ka bërë në këtë komision është në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHRit.
“Ekspertët e Partisë Socialiste deri më tani kanë përgatitur një pakete ligjore për ndryshimet si në Kodin Zgjedhor, ashtu edhe në ligjin për partitë politike, ndryshime këto të cilat janë hartuar në zbatim të rekomandimeve të OSBEODIHR-it dhe rekomandimeve te ekspertëve të Këshillit të Europës për ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe financimin e partive dhe fushatave zgjedhore. Ndryshimet e propozuar nga PS i janë dërguar bashkë kryetarit të Komisionit përfaqësues të Partisë Demokratike që në muajin nëntor dhe akoma edhe sot e kësaj dite nuk kemi një vullnet të Partisë Demokratike për diskutimin e këtyre çështjeve”, tha Gjylameti.
Duke komentuar deklaratën për shtyrje të datës së zgjedhjeve, Gjylameti tha se 18 qershori është datë ligjore për zgjedhjet parlamentare.
“Partia Socialiste ka qenë gjithnjë e gatshme për të diskutuar të gjithë aspektet teknike dhe ka kërkuar në vazhdimësi mbledhjen e Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe e konsideron datën 18 qershor 2017 si datën ligjore të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, datë e cila nuk caktohet nga axhendat e politikanëve”, tha Gjylameti.
KOHA JONË SONDAZH

