Gjyqi 110 mln euro/Tabaku: Edi Rama po i fut shqiptarët në borxhe

Binzesmeni italian Francesco Bechettit ka fituar gjyqin kundër qeverisë “Rama” për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Vendimi i gjykatës e cilëson mbylljen e kësaj media të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve.

Kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku thotë se për faj të Edi Ramës, çdo shqiptar duhet që të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja për të plotësuar vlerën e 110 milion eurosh. Nga ana tjetër, Tabaku nënvizon se Rama duhet larguar sa më parë nga pushteti, pasi ai po i zhyt shqiptarët vetëm në borxhe.

Postimi i plotë

Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës. Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”.

Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje.

SHKARKO APP