Gjyqi për Teatrin Kombëtar, kërkohet që Edi Rama të merret si dëshmitar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që në listën e dëshmitarëve të jetë edhe kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe të zv.kryeministrit Erion Braçe.

Në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për ligjin special për ndërtimin e Teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi kërkon thirrjen e disa dëshmitarëve.

Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

SHKARKO APP