Gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit, s’do kenë pasaporta diplomatike

Në 1 janar 2020, gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit, nuk do mundin më t’i përdorin pasaportat e shërbimit. Në një vendim të shpallur nga gjykata e Apelit Administrativ, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve humbi në betejën me qeverinë që në muajin qershor nxori një VKM për heqjen e pasaportave të shërbimit.

Në vendim thuhet që rrëzohet kërkesë-padia e gjyqtarëve, nga ana tjetër apeli shton se kjo çështje është nën kompetencë të gjykatës Kushtetuese për t’u gjykuar. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve është e paligjshshme.

Vendimi për pasaportat diplomatike u shpall nga pesë gjyqarët Amarildo Laci, Arjan Qafa, Alkelina Gazidede, Lindita Sinanaj dhe Bari Shyti. Për shkak se ai është i formës së prerë do të thotë se gjyqtarët kanë të drejtë t’i përdorin pasaportat e shërbimit deri ditën e fundit të këtij viti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?