Gjyqtarja akuzon SPAK: Më goditën politikisht për zgjedhjet e 30 qershorit
Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se akuzat ndaj saj janë politike për shkak se nuk pranoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Gjyqtarja Margjeka nuk i dha mandatin kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, sepse i konsideroi zgjedhjet e 30 qeshorit të paligjshme.
Gjyqytarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka ka sot seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
”Të nxjerrin një foni. Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.
Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato. E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike”,- tha Mimoza Margjeka para nisje së seancës në Apel.