Gjyqtarja Margjeka ndalohet nga policia të flasë: Ky shtet është mafie. Po më dënojnë se nuk njoha zgjedhjet në Durrës (VIDEO)
Gjyqtarja Mimoza Margjeka, u shfaq e revoltuar para seancës gjyqësore të ditës së sotme, ku tha se e gjitha kjo ngjarje ka ndodhur për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha masën e ”arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
”Me ju nuk flas sepse kemi thënë gjëra të pavërteta. Ky shtet nuk bëhet më. Mos më shtyj. Harrojeni se do t’i dilni përballë shtetit. Guxoni që t’i dilni përballë shtetit. Ata që e bëjnë përfundojnë në burg. Mos më kap more. S’ka asnjë provë. Mos më prek moj. Më lër të flas. Kërkova mediat në gjyq por nuk i lejuan. Kam dosjen këtu. Nuk lejohet të publikohet, merre Klodi se ty të besoj publikohet. Është vepër penale por t’u të besoj. Më lër more të flas. Në kohë të Enverit i kanë vrarë mor. Më lër të flas se do të përplas. Nuk i dhashë mandatit bashkisë së Durrësit, është vend me mafie. S’e meritonin mandatin. Le ta varrosin familjen time. Kapet tjetri me 8 tonë drogë në Drejtorinë e Policisë dhe si ndodh asgjë, kapet tjetri me 8 mln euro dhe si ndodh asgjë. I la shteti me detyrim paraqitjeje”,-tha më tej gjyqtarja.
Pas seancës avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.
“Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra”,-tha Gjokutaj.
Prononcimi i gjyqtares për mediat
Margjeka: S’ka asnjë provë more, s’ka asnjë indicie! Zëri im dhe emri im dhe i askujt nuk thuhet. Është përgatitje, unë kërkova senacë publike
Gazetarët: Ju po goditeni politikisht?
Margjeka: Po, po të siguritë
Policët e tërheqin për ta nxjerrë nga gjykata
Margjeka: Ky shtet nuk bëhet mo, more zotëri, nuk bëhet më! Guxoni t’i dilni përpara…
Policët e tërheqin sërishIrritohet Margjeka: Ik more mos me shty…kush është futur në burg ndonjëherë? Vetëm ata që kanë guxuar t’i dalin përballë
Polici: Zonjë vazhdo, të lutem vazhdo…
Margjeka: Mos më prek, mos më prek, më këni futur fëmijën në burg! Mos kini frikë more se, nuk ju heq njeri nga puna. Mos më prek, mos më prek se nuk bëhet shteti me monstra
Polici: Zonjë vazhdo të lutem…
Gazetarët: Lëreni të flasë me mediat
Margjeka: Nuk lejohet publikimi, por unë po e bëj veprën penale. Ku është Klodi? Se ty të besoj, merre zonjë se këtu nuk ka asnjë provë kundër meje. Pse e bënë? Se i dola përballë për një vendim të drejtë për njerëzit. Se po të ishte për politikën ajo do ishte këtu do më mbrojnte
Polici kërkon ta tërheqë
Ulërin Margjenka: Më lër të flas more në kohë të Enverit kanë vrarë më lejoni more, mos më prek…Cfarë keni more, mos më prek se do të përplas atje! Nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Aty është një vned me banda, me mafie me kriminalitet. Isha e bindur edhe sot ta kisha nuk e jepja nuk e peritonin mandatin, le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, po ai ishte mashtrim
Polici: Të lutem vazhdo zonjë
Margjeka me ulërima: Mos më prek, mos më prek! Është trup, është tup ku do e çoni këtë vend me këtë paturpësi E kuptoni sa mafie sa krim ka? E kuptoni që kisha një dosje në dorë të Gjirit të Lalzit…
Polici: Nuk më intereson kjo mua, më lejoni të bëj detyrën
Margjeka: E kuptoni që kisha dosjen 883, që ishin në detyrim paraqitje 25 polic sepse drejtori i kufirit bënte dortëgën. Turp të keni shtet, mafioz, shtet kriminal.