Gjysmë milion turistë të huaj në janar, Rama: Sinjal i fortë për bumin e sezonit të ri
Rreth 500 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në janar. Kryeministri Edi Rama shkruan se janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh.
“Thuajse gjysëm milion, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar”, u shpreh Rama.
Ministria e Turizmit njoftoi sot se gjatë muajit janar 489,599 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë, ose 30 % më shumë se janari i vitit të kaluar.
Postimi i plotë nga Rama
Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e mirëpritur të sezonit të ri turistik, me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, investime, biznes, ekonomi falë turizmit dhe gjithnjë e më shumë një Shqipëri krenare në skenën ndërkombëtare edhe falë turizmit
KOHA JONË SONDAZH

