“Gjysmë parlamenti i deledeputetëve”
Presidenti Ilir Meta në konferencën për median ka sjellë prova të reja për grushtin e shtetit. Gjatë konferencës Meta e quajti parlamentin e sotëm “Gjysmëparlament” dhe deputetët, “deledeputetë” “Gjysmëparlamenti i deledeputetëve vetëm gënjen e mashtron dhe kërkon të implikojë institucionet që nuk kanë dhënë opinion lidhur me betimin në formë të shkruar për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese“,- tha kreu i shtetit.
Lidhur për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës deklaroi se akti i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për emërimin e Arta Vorpsit nuk ndodhet në fletoren zyrtare.
“Kemi një problem të madh, nuk po e gjejmë dot ku është shpallur në Fletoren Zyrtare akti i Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”,- tha kreu i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

