Gledian Llatja: Gjinari, turizëm dhe klimë në katër stinët e vitit 

Turizmi në zonën e Elbasanit ka rëndësi jo vetëm për vlerën ekonomike, por dhe për vlerat kulturore, historike bashkë me bukuritë natyrore.  Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është  një nga zonat turistike më të bukura malore të  Elbasanit dhe ndodhet  22 km larg qytetit. Gjinari  fsheh perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj.

“ Elbasani po shihet si një destinacion për të zgjatur kohën e turistëve, jo vetëm në bregdet.  Ecja në natyrë në zonat malore siç është Gjinari, është një nga atraksionet të cilat Elbasani i ofron”, pohon kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.

  Sipas tij, “Elbasani ka resurse të shumta që mund t’i joshin turistët për t’a vizituar. Përveç pasurisë së çmuar të trashëgimisë kulturore, zbulimi i mozaikut në qendër të qytetit, jo shumë larg mureve rrethuese të Kalasë së lashtë i ka dhënë së fundi një hov turizimit kulturor në Elbasan, qytet që ofron pasuri historike e kulturore, qendra arkeologjike, objekte historike, Muzeun Etnografik, objektet e kultit, banesat karakteristike qytetare elbasanase, etj”, janë këto arsyet që çdo turist nuk duhet t’i humabsë pa i vizituar”.

Duke u ndalur tek Gjinari, kryebashkiaku shton se “ parashikohet që Bashkia e Elbasanit me fondet e saj të nisë edhe rikonstruksionin e qendrës së fshatit Gjinar.

Ndërsa rendit mjaft arësye përse duhet të vizitohet nga turistët Gjinari,  “ duke filluar nga Kisha Shënepremte e  Valshit me piktura të Onufrit, Kisha e Shënkollit në  Shelcan, Kisha e Shumë Shejtorëve, Dushku i Lleshanit, Varri i Kostandin Shpatarakut piktor ikonograf kishtar, Lisat e Pashtreshit, Dërstilat e Gjinarit ,Kanioni i Shpellës së Pëllumbasit etj”.

  Bukuritë e shumta natyrore  dhe gjithçka tjetër  që ka trashëguar ndër shekuj kjo zonë e bën atë  gjithmonë të lakmueshme nga turistët e të gjitha grup moshave.

Gjinari shquhet  sidomos për  masivet pyjore me pisha të  larta dhe kurative për asmatikët si edhe  për pozitën e favorshme  gjeografike e resurset e mëdha natyrore që ofron .

  Cilësohet si një nga pikat më të preferuara të turizmit malor të Qarkut të  Elbasanit dhe ndodhet  në një lartësi rreth 800-1000 metra mbi nivelin e detit. Në çdo stinë të vitit turistët vazhdojnë të shkojnë në Gjinar, ka nga ata që ngrejnë çadrat në lëndinat e Bukanikut, kryesisht të huajt, por ka edhe vendas që shkojnë atje për të kaluar një natë, apo për të ngrënë një drekë tradicionale nga amvisat e kësaj zone”, thotë kreu i Bashkisë Gledian Llatja

Për të mbërritur në këtë pikë turistike malore mundësitë e udhëtimit tashmë mund të thuash se janë komode .

 Kjo pikë turistike ofron një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër, ndaj kryebashkiaku i Elbasanit fton të gjithë të apasionuarit pas malit dhe natyrës që të vizitojnë Gjinarin, si edhe të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, si dhe të njihen me historitë dhe legjendat shekullore që ofron kjo zonë.

SHKARKO APP