Gledian Llatja: Vijojmë mbjelljet e pemëve në Parkun e qytetit, Kodër Krastë dhe zonat turistike

Vetëm ditët e fundit 60 pemë dekorative i janë shtuar parkut ” Rinia” të qytetit. Vetëm tre muajt e parë të këtij viti në të gjitha vendet publike, pyjet në zonat turistike si edhe ambjentet e kopshteve dhe cerdheve janë shtuar mbjelljet e reja të fidanëve.

I pranishëm në parkun e qytetit ku u mbollën 60 fidanë të rinj, kreu i bashkisë, Gledian Llatja, pohon se “veçse në qytet kemi shtuar mbjelljen e pemëve në shkolla, kopshte dhe pyjet e dëmtuara nga zjarret, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbra”. Në këtë aksion i i cili synon gjelbërimin dhe oksigjenin e qytetit u bashkuan edhe nxënësit e shkollave të cilët shtuan sipërfaqet e gjelbëruara në oborret e shkollave të qytetit dhe jo vetëm. ” Brenda këtij muaji vetëm në parkun e qytetit do të mbillen 200 pemë kryesisht panjë,gështenjë, dhe ligustra, pemë dekorative për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta. Qëllimi ynë është jo vetëm shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta vetëm në qytet, por edhe në pyje, kemi mbjellë me qindra fidanë ne Krastë, në Gjinarin dhe Funarin turistik”, tha Llatja. Sipas tij, vijon edhe projekti i Muri i Gjelbër për mbjelljen e pemëve rreth zonës industriale, aksion i cili ka kohë që ka nisur dhe do të vijojë për shumë vite në zonën e ish metalurgjikut.

Në fund, Llatja ftoi të gjithë qytetarët e Elbasanit që të japin kontributin e tyre për një qytet më të gjelbër dhe me më shumë oksigjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?