Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Po përgatitet një arrestim VIP
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar këtë të shtunë paradite një takim me kreun e SPAK Arben Kraja. Takimi ka zgjatur për afro 20-25 minuta dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.
Gledis Nano njihet si specialist me përvojë dhe larg interesave të politikës, ndaj ka mbështetje të fortë ndërkombëtare në luftën ndaj krimit, terrorizmit dhe korrupsionit VIP.
Kurse Arben Kraja dallohet për vitet e tij në sistemin e drejtësisë dhe larg klanëve të politikës së ditës.
Burime që nuk duan të identifikohen treguan se po përgatitet një arrestim VIP nga radhët e politikës. Përflitet se është një ndër “peshqit” kryesor të politikës së këtyre 30 viteve.
Në SPAK ndodhen disa dosje ish-ministrash dhe zyrtarësh të lartë, sikurse edhe dosja për ish-kryeministrin Berisha.
Nga takimet në Dibër dhe Berat ish-lideri demokrat Sali Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar i PD në kuvendin Kombëtar të demokratëve, pasi të shkarkojnë Lulzim Bashën.
Berisha ka trazuar jo vetëm ujërat amerikane në Shqipëri, por edhe ka shqetsuar pushtetin e kryeministrit Rama, kur ish-lideri PD tha se do të organizojë këtë fundiviti protestat më të mëdha që ka njohur Shqipëria, duke nënkuptuar se do rrethohet kryeministria ditë-natë nga protestuesit deri në dorëheqjen e kryeministrit.
Por Edi Rama ka manifestuar qetësi kur Basha-Kryemadhi mblodhën mbi 100 mijë protestues te Bulevardi para zyrës së tij, duke futur në punë Sandër Lleshin me gazin lotësjellës që mbushi Tiranën. Atëhere shumëkush mendonte se Edi Rama do jepte dorëheqjen, por në dritën e faktëve të sotme publikuar nga ish-kryeministri Berisha del se kryeministri Rama kishte “kalin e Trojës” brenda lidershipit opozitar.
Skenari berishian pas marrjes së drejtimit të PD-së (deri tani ka mbledhur mbi 80 % të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së) është që thërrasë protestën e finale te kryeministria. Informacionet thonë se në shesh do të zbresë edhe Presidenti Meta, ku do të krijohet një FRONT i MADH antiRama në shesh.

Në foto: Ambasadorja amerikan Kim dhe Gledis Nanos, drejtor i përgjithshëm Policisë së Shtetit

Në foto: Arben Kraja, kreu i SPAK

Në foto: Ministri brendshëm Bledi Çuçi dhe Gledis Nano, kreu i Policisë së Shtetit
KOHA JONË SONDAZH

