Gonxhja pret ministrin e Emirateve: Investime në sektorë strategjikë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja priti këtë të premte në një takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga ministri i shtetit për Tregtinë, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi.

Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutua mbi rrugët për investime konkrete në disa sektorë strategjik të ekonomisë. Investimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, ku vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, ato kanë arritur në nivelin e 51 milionë eurove.

”Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e investitorëve të huaj, ndaj është detyra jonë të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të lehtësojmë procedurat administrative për t’i bërë të mundura këto projekte madhore”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?