Gramoz Nazëraj zgjidhet kryetar i degës së PD Vlore, ikën Moisi Meminaj

Partia Demokratike ka zgjedhur kryetarin e degës së Vlorës. Gramoz Nazëraj do të jetë në krye të demokratëve të këtij rrethi.

Gara brenda demokratëve ishte ndërmjet Nazëraj dhe Kreshnik Bellos.

Dega e PD-së në Vlorë është e çarë në disa fraksione dhe për anëtarësinë fitorja e Nazëraj shihet si një moment i mirë për unifimin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet në degën e Vlorës erdhën pas pezullimit të ish-kreut të kësaj dege, Moisi Meminaj, për shkak të humbjes së thellë të demokratëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015-ë dhe përplasjet e vazhdueshme me kreun e grupit të punës Arben Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meminaj ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD se me pasivitetin e tij gjatë fushatës zgjedhore, i solli PD-së humbje të thellë në të gjithë qarkun e Vlorës.

Më herët PD Vlorë ka riformatuar seksionet dhe grupseksionet, proces i cili u finalizua me zgjedhjet për kryetarin pasditen e kësaj të shtune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?