Gratë naftëtare në grevë urie: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Reagimi i Ramës absurd

Ka hyrë në ditën e 10 të saj greva e urisë së naftëtareve të Ballshit.

Në ditën e dhjetë të grevës, gratë nuk tërhiqen, madje thonë se do t’u bashkohen dhe fëmijët e tyre.

Ato janë shprehur njëzëri se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret. Mes të tjerash ajo kanë paralajmëruar dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se po i detyrojnë që të fusin në greve dhe fëmijët e tyre.

Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s’po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi, që ne jemi pa bukë në shtëpi. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, nëse u leverdis e hapin punën. nuk ka pse të negociojmë për lekët tona që po na vdesin fëmijët pa bukë. Ai po na bën presion neve, për çfarë duhet të negociojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Ka pasur kohën e mjaftueshme, që nga janari që kemi bërë protestën që na çnderuan si njerëz, të kërkoj robi bukë nuk është dinjitoze për një njeri në shekullin e 21 që jetojmë. Ne nuk kemi ku vemi, jemi pa bukë. Më mirë të vdesim nga korona se për bukë se është turp, ne do na vijnë dhe fëmijët tanë në mbështetje se s’kanë ku të vejnë. Do vijnë te dera e uzinës nuk kanë ku të shkojnë, të mos bëjë teatër me njerëzit e sidomos me gratë“, tha një nga grevistet.

 

SHKARKO APP