Gratë, ”zgjedhin” kryetarin e ri të Bashkisë Dibër
Mund ti përngjajë një rastësi por fituesin në Dibër, e kanë zgjedhur gratë, ku ish-kryetari Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra për shkak të një videoskandali me një vajzë. Forca e femrës, ka treguar se di të jetë vendimmarrëse. Sipas një prononcimi për mediat të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ditës së djeshme, që pas mbylljes në total të votimeve, publikoi të dhënat zytare.
Sipas zëdhënëses së KQZsë, Drilona Hoxhaj kanë votuar 60 për qind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 për qind kanë qenë gra. Pjesëmarrja e të cilave në total ka qenë 58 për qind e femrave me të drejtë vote.
“Nga informacioneve të mbërritura nga Administrata e KQZsë e cila ndodhet në KZAZnë 19, në Dibër, ku do të bëhet edhe Numërimi i Votave, ka filluar dorë zimi i materialeve zgjedhore pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor, dorëzim i cili po ecën me ritme të shpejta, ku nga mbyllja e Qendrave të Votimit deri tani, janë dorëzuar materialet e 101 QVve, ku theksojmë se asnjë kuti e fletëve të votimit dhe e materialeve zgjedhore të dorëzuara në KZAZ nuk rezulton e parregullt. Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës ka qenë afër 60 për qind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masat e duhura që të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZja, të cilët do të numërojnë fletët e votimit. Trajnimi i numëruesve do të ketë ndikim në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave”, tha zëdhënësja e KQZsë. Më tej ajo tha se bashkëpunimi i sekretarëve dhe komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZnë ka qenë korrekt. “Komunikimi mes të gjithë sekretarëve dhe komisionerëve të Qendrave të Votimit ka qenë në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit. Kjo solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik, ndaj KQZ falënderon për bashkëpunimin dhe profesionalizimin e komisionerëve dhe të medias të cilët pasqyruan situatën reale të procesit të votimit, duke shpresuar që ky raportim do të vijojë edhe gjatë procesit të numërimit”, tha Hoxhaj.
KOHA JONË SONDAZH

