Green, Bashës: Pavarësisht pengesave, PD e miratoi reformën
Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ambasadori Mark Green, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, vlerëson lidershipin e demostruar nga kreu i opozitës në procesin dhe rezultatin final të reformës në drejtësi.
“Ju uroj për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht pengesave, lidershipi që ju treguat në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i tregon popullit shqiptar se PD-ja është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letër.
Në këtë moment historik për vendin tuaj ju uroj juve për arritjen e konsensusit dhe kalimin e kësaj reforme në ligj. Ne mendojmë se kjo është përcaktuese në procesin e integrimit europian të vendit tuaj, një hap më afër përmbushjes së vizionit të Presidentit Xhorxh H.W. Bushit për një “Europë gjithpërfshirëse dhe të lirë”, shprehet Presidenti i IRI, ambasadori Mark Green.
KOHA JONË SONDAZH

