Grekët revoltohen me Erion Braçen
Pas fitores së Juventusit në Ligën e Kampioneve 3-2 kundër Olimpiakosit, Braçe ka shkruar se “Olimpiakos është ekipi më i ndyrë në Europë”.
Braçe nuk jepte shpjegime pse e cilësonte të tillë, por mendohet se i referohej lojës së pisët të zhvilluar nga kretët.
Por, deklarata e tij është përcjellë nga mediat greke, të cilat janë shumë të ndjeshme në këtë pikë.
Gazeta “Ta Nea’ shkruan se një deputet shqiptar, bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë, bën koment provokues për ekipin grek, pas përfundimit të ndeshjes.
Sipas saj, deklarata merr tjetër rëndësi kur shqitohet nga një përfaqësues politik i partisë në pushtet.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun në klubin “Olimpiakos” deklaroi nga ana tjetër se, “ky subjekt qesharak që fyen ekipin dhe që fatkeqësisht është deputet në vendin e tij, do të shkojë në Gjykatë dhe do të përgjigjet“.