Grida Duma, akuza të rënda mazhorancës: Qeveri gangstere! Bomba nuk filloi me Iranin, por me atë që ndodhi në prill 2021
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka lëshura akuza të rënda në drejtim të qeverisë lidhur me sulmet kibernetike që kanë goditur sistemet shqiptare.
“Ju thoni na ka sulmuar një shtet “gangster” si Irani! Po ju si qeverisje jeni “sivllaznit gangsterë”; sepse ndërkohë që kanë dalë gjithë të dhënat e shqiptarëve sheshit, s’ka me asgjë personale, mund t’i intimidoni dhe kërcënoni me çfarë të doni, e ndërkohë që do duhej të ishin nën hetim, del kryeministri dhe thotë “patronazhistëve u merrni të keqen”.
Ne jemi deputetët e opozitës dhe do bëjmë detyrën tonë për dy arsye: kemi një bombë të një shteti arrogant, por ka dhe një qeverisjes gangstere. Dhe është gangstere që s’i lëviz njëri patronazhistët.
Ju keni zbuluar vetëm autorin si qeverisës. Pra këta që nuk e ruajtën a janë përgjegjës? Do vijoni në sy të të gjithëve të thoni ejani bëjmë sikur? Me cilin e keni këtë pakt që e guxoni!
Bomba nuk filloi me Iranin, por me atë që ndodhi prill 2021. A ka përgjegjësi për ato. Çfarë bëhet me patronazhistët? S’ka hetim. Dhe thoni politikisht që për to nuk ka asnjë lloj hetimi.
Dhe ka veç bombës së armikut të jashtëm dhe bomba e armikut të brendshëm, i ka rënë bomba e të drejtave të njeriut”, tha Duma ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm.