Grida Duma: Demokratët nuk dorëzohen, falënderime për ata që nuk u përkulën

Deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma ka shrehur mirënjohjen për të gjithë shqiptarët që votuan Partinë Demokratike. Pas takimeve në Kavajë, Duma dha edhe një mesazh duke thënë demokratët nuk dorëzohen.

“Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë! Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.

Falënderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen! Demokratët nuk dorëzohen!”, u shpreh Grida Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?