Grida Duma: E vërteta e familjes Cakoni nuk fshihet nga propaganda

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama për ndihmën e dhënë ndaj familjes Cakoni.

“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!”,– shprehet Duma në mesazhin e saj.

Duma ka publikuar dhe njëherë videon denocnuese të familjes Cakoni për mos mbajtjen e premtimeve nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Dëshmitë e anëtarëve të familjes Cakoni vihen përballë deklaratave të bëra sot nga Edi Rama, në një material të publikuar nga ERTV.

https://www.facebook.com/200615733437412/posts/1767031150129188/?sfnsn=mo&extid=MV5upRyp9KlAMySp&d=n&vh=e

 

https://arkiva.kohajone.com/rrezohet-propaganda-e-rames-familjes-cakoni-ju-dha-shtepi-pas-denoncimit-nga-pd/

 

SHKARKO APP