Grida Duma: Nëse zgjedhjet do të ishin të lira, nuk do ta humbisja Durrësin
E ftuara e Baton Haxhiut në “Zonën B”, “Klan Kosova, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Grida Duma ka folur rreth integrimit të Shqipërisë në BE.
“Hyrja në BE nuk është një hyrje politike, por një hyrje ekonomike, e ne nuk mund të jemi krahë pune për Europën”.
Duma në fillim të bisedës ka folur për marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një marrëdhënie specifike,të bëhet krijimi i një komiteti të përbashkët”.
“Nuk mund të ketë taksa e barriera doganore sepse qytetari kosovar duhet të ketë një trajtim me më shumë avantazhe”.
“Pra ne duhet të funksionojmë si një trup i vetëm ekonomik”.
Ajo gjithashtu ka folur për Partinë Demokratike dhe zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të saj.
“Sot kryetari i PD-së është Lulzim Basha, pavarësisht që opinioni publik ishte mësuar me lidershipin e Sali Berishës”.
“Pra e një epoke që kryetari ndërton një filozofi të re”.
“Filozofia jonë është që lideri nuk i thotë të gjitha, por presin që individët të jenë produktiv”.
Duma që në zgjedhjet e qershorit ka qenë kandidate e PD-së për Bashkinë e Durrësit por që nuk i’a arriti të fitonte, është shprehur se rezultati do të ishte ndryshe nëse zgjedhjet nuk do të manipuloheshin.
“Unë nuk besojë se kemi humbur Durrësin”.
“Por nëse do të ishin zgjedhjet e lira nuk do të ishte ky rezultat”.
KOHA JONË SONDAZH

