Grida Duma: Nga karantina dalim vetëm me testime masive

Ish-deputetja e PD, Grida Duma bëri edhe njëherë thirrje se duhet të aplikohet testimi masiv. Në një intervistë me Mirela Milorin në “Mbrëmje në Abc”,  Duma theksoi se testimi masiv është alternativa e vetme për të dalë sa më parë nga karantina.

Ish-deputetja nënvizon se ekonomia po shkon në “reanimacion” dhe paketën e qeverisë e cilësoi si të pamjaftueshme. Sipas saj qeveria nuk po ndihmon biznesin e madh.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Qytetarët nga njëra ana i janë përgjigjur karantinimit në një mënyrë shembullore. Pas këtij momenti padyshim problemi më i madh që kemi është rritja e madhe e presionit psikologjik, nëpërmjet mesazheve jo qetësuese nga ana e qeverisë. Qeveria është përgjegjësi, dhe duhet të japë siguri. Gjëja më e frikshme është ekonomia që po shkon në reanimacion.

Mirela Milori: Forca juaj politike ka këmbëngulur për teste masive dhe nga ana e qeverisë dhe task-forcës duket se nuk ka një perspektivë të tillë. Cila është diferenca apo alternativa e duhur?

Grida Duma: Diçka që ecën paralelisht është testimi masiv. Kjo e nxjerr vendim më shpejt nga karantina. Testimet e bëra në Shqipëri dalin në një formë të frikshme, çka do të thotë se nuk janë shifra reale. Ne duhet të nisim me testime masive të evidentojmë ku janë vatrat në mënyrë që të hapet karantina.

Mirela Milori: Ju jeni për testim masiv. Jemi në rënie të kurbës, në opinionin tuaj duhet vazhduar me këtë regjim të deritanishëm?

Grida Duma: Testimet masive nuk lidhen vetëm me shpëtimin e jetës, që ne fatmirësisht nuk e kemi në nivele tragjike. Përtej kësaj testimi nuk bën gjë tjetër veçse na krijon mundësinë që të dalim më shpejt nga karantina. Se do të jetë shumë vonë dhe s’do dimë çfarë të bëjmë me ekonominë. Testimi masiv rrit kontrollin mbi vatrat e infeksionit. Ky ritëm nuk na siguron që do dalim nga karantina për muaj dhe ekonomia shqiptare po vuan. Pra testimi masiv siguron daljen nga karantina edhe të ekonomisë shqiptare.

Mirela Milori: Goditjet ndoshta do e ndjejmë më vonë. Si e shikoni planin e qeverisë?

Grida Duma: Ne nuk i shpëtojmë dot kësaj krize. Por duhet të vendosim kë do shpëtojmë të parët. Kjo e biznesit është paketë shumë e vogël. Shqetësimi më i madh që kemi ne sot është biznesi i madh. Nuk ka nevojë biznesi i madh për një kolateral. Në 2 javë nuk kemi asnjë ndihmë. Kjo garancia sovrane nuk mund të shërbejë. Biznesi i madh duhet ndihmuar domosdoshmërisht. Italia nuk taton më. Në Shqipëri  biznesi i madh paguan tatimet.

Mirela Milori: Si e shikon ridaljen nga karantina?

Grida Duma: Unë mendoj se njerëz si ne duhet ti marrim më të mirën çdo situate. Më e mira është një reflektim i madh që duhet të ketë ndodhur. Padyshim që nëse zgjat më tepër, gjurmët e kësaj pandemie do të jenë më të mëdha. Por gjurmët kanë sjellë një reflektim në shoqëri. Dhe unë mendoj se kjo shoqëri ka nevojë për reflektim.

SHKARKO APP