Grida Duma publikon spotin, të hënën me emisionin “Top Story” në Top Channel (VIDEO)
Nga Rozalb Lika-
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetes, do të nisë një aventurë të re. Ajo do të drejtojë emisionin “Top Story” që do të transmetohet në kanalin Top Channel të hënën dhe të enjten.
Grida Duma sjell (poston) një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet siç është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.
Grida Duma ishte deputete karizmatike dhe me integritet, por duket se u zhgënjye nga kjo politikë e mbrapshtë shqiptare.
Ajo ka hyrë në një botë mediatike, aspak më të lehtë se politika, por gjithsesi i urojmë suksese koleges së re.