Grida Duma zbulon emrat e tre personave që qëlluan në zyrën e PD-së

Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma, ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zyrën e selisë së PD-së në Kavajë.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Bledar Okshtuni, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duma ka zbuluar edhe emrat e personave që kanë hyrë në zyrën e PD-së, të cilët janë Ndriçim Jonuzi, M.SH  (drejtori i Policisë Bashkiake) dhe Dorian Troplini.

 

SHKARKO APP