Gruaja e videos me Safet Gjicin flet me gazetarin, ndërkohë që po shëtiste qenin e saj pa asnjë shqetsim
Pas publikimit të videos seksuale të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, çështja tani ka kaluar në duart e SPAK.
Ndërkohë, gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjici, në zyrën e këtij të fundit.
“I kam shkruar dhe më ka marrë vetë më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar, por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare.
E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.
Vatnikaj tha se gruaja ishte e qetë, e pashqetësuar dhe në momentin që folën mëngjesin e kësaj të shtune ishte duke shëtitur qenin e saj, shkruan bw.
KOHA JONË SONDAZH

