Grupi i PS-së nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas tensioneve në seancën e djeshme plenare.

Sipas news24, pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.

Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u hodhi dhe tymuese.

Seanca plenare e 2 nëntorit u shoqërua me përplasje të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa këta të fundit morën karriget ku ulen deputetët socialistë dhe i përmbysën para foltores.

SHKARKO APP