Grykë-Çajë një ndër destinacionet turistike në Kukës. Gjici: Një rrugë e re për kalimin e mjeteve dhe të vizitorëve
Njësia Administrative Grykë-Çajë në bashkinë e Kukësit, është një ndër destinacionet turistike mjaft e vizituar vitet e fundit nga turistë vendas dhe të huaj. Ndaj edhe kryetari i Bashkisë, Safet Gjici thotë se ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor. Për të kjo do ta bëjë më të lehtë kalimin e automjeteve dhe vizitorëve në këtë zonë, ”për të shijuar natyrën dhe pamjet e bukura që kanë fshatrat e Kukësit, veçanërisht Shtegun e Ngjyrave”.
Postimi i plotë
Njësia Administrative Grykë-Çajë, është një ndër destinacionet turistike mjaft e vizituar vitet e fundit nga turistë vendas dhe të huaj. Prandaj stafi i Bashkisë, ka bërë të mundur ndërhyrjen për rehabilitimin e aksit rrugor, Shkinak, Çajë.
Duke e bërë më të lehtë kalimin e automjeteve dhe vizitorëve në këtë zonë, për të shijuar natyrën dhe pamjet e bukura që kanë fshatrat e Kukësit, veçanërisht Shtegun e Ngjyrave. E gjithë vëmendja për ju! Të gjithë bashkë për Kukësin që duam.