Guri: Alternativa e Ramës për Durrësin – mjerim, papunësi, shpopullim, betonizim, mafie, vjedhje dhe korrupsion

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Elona Guri deklaron se alternativa e vetme e Edi Ramës është betonizimi.

Përmes rrjeteve sociale, Guri shprehet se alternativa e “Rilindjes” për katër vitet e ardhshme për Durrësin është vazhdim i bilancit të qeverisjes së saj: mjerim, papunësi, shpopullim, betonizim, mafie, vjedhje dhe korrupsion.

“Alternativa e “Rilindjes” për katër vitet e ardhshme për Durrësin është vazhdim i bilancit të qeverisjes së saj: mjerim, papunësi, shpopullim, betonizim, mafie, vjedhje dhe korrupsion.

Alternativa jonë është “T’ia kthejmë Durrësin banorëve”, shprehet  drejtuesja e LSI Durrës, Elona Guri.

SHKARKO APP