Guvernatori i BSH, ja katër emrat në tavolinën e Presidentit Nishani
Profesoresha Marta Muço ka një eksperiencë të gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare, ka qenë profesore e politikës monetare dhe gëzon mbështetjen e kolegëve të saj në Këshillin Mbiëqyrës dhe Bankën e Shqipërisë ku ka punuar për tre vjet si drejtore e kabinetit të Guvernatorit.
Zonja Muço është përfolur si një nga kandidaturat që Presidenti Nishani i refuzoi më herët kryeministrit Rama si emër i propozuar nga kreu i qeverisë pas shkarkimit të Ardian Fullanit.
Ndërkaq Arjan Kadareja, ka qenë ish-antar i Këshillit Mbikëqyrës dhe ekspert i njohur i ekonomisë.
Kandidati i listuar i pari nga Presidenti, Xhentil Demiraj,ish-drejtori i borxhit duket se ka shumë pak shanse të pranohet nga mazhoranca për shkak të përplasjeve për kredinë sindikale të marrë në kohën kur ishte drejtor në Ministrinë e Financave.
Emri tjetër i propozuar Edvin Libohova është një ekspert i bankingut pasi ka drejtuar një bankë private me kapital shqiptar për shumë vite deri në shitjen e saj te një bankë e huaj franceze.
Nëse Presdienti Nishani bie dakord me kryeministrin Rama për një nga këta katër emra, atëherë menjëherë pritet dekretimi i njërit prej tyre për tu votuar nga Kuvendi si kryetar i Këshillit të Bankës Qëndrore dhe njëkohësisht Guvernator i saj.
KOHA JONË SONDAZH

