Guvernatori i ri, Meta: Me Presidentin nuk u fol për emra të veçantë

“Presidenti bëri një ekspoze të mënyrës si ka proceduar deri tani për të përmbushur detyrimin e tij kushtetues të propozimit të emrit të ri. Është mjaft i hapur për të bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje sa më shpejt”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit sqaroi se nuk u fol për emra të caktuar në këtë takim. “U fol kryesisht për procesin dhe jo për emra të caktuar. Do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe shpresojmë që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH-së”.Presidenti i Republikës do të takohet sot edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë./

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?