Guvernatori i ri, Nishani konsultohet me Metën e Ramën

Takimet në presidencë do të nisin në orën 09:00 fillimisht me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe më pas kreu i shtetit pritet të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Si kryetari i Parlamentit ashtu dhe kryeministri Edi Rama konfirmuan ftesën dhe pjesëmarrjen në takimin me presidentin Nishani por u rezervuan të japin detaje më shumë.

Temë takimit konsultativ pritet të jenë emrat e kandidateve për të pasuar Ardian Fullanin në krye të Bankës së shtetit.

Mbrëmë në emisionin Tonigjht Ilva Tare, kryeministri Rama u shpreh se nuk mund të bënte publike takimet me presidenitn. Por sa i takon opinionit të tij për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë ai tha se duhej të kemi një standard shumë të lartë të përzgjedhjes së guvernatorit dhe se nuk duhej të përjashtohej edhe një guvernator që nuk është shqiptar”

SHKARKO APP