Guvernatori i ri, Rama njofton grupin për bisedimet me Nishanin
Top-Channel ka mësur se kryesocialisti Rama i ka shpjeguar deputevë se deri në këto momente të gjitha takimet me kreun e shtetit janë zhvilluar për të diskutuar kriteteret në përzgjedhjen e kandidaturave për Këshillin Mbikëqyrës të bankës.
“Pas përfundimit të procesit përzgjedhës për anëtarin e këshillit që propozohet nga qeveria ne e kemi një emër”, ka pohuar Rama, i cili ka theksuar se bëhet fjalë për një grua e cila prej vitesh kontribuon në sistemin financiar të një shteti të huaj.
Kryesocialisti nuk e ka përmendur emrin e saj gjatë mbledhjes së grupit, por të gjithë treguesit çojnë tek emri i zonjës Denada Prifti, e cila ka punuar në Ministrinë e Financave të Gjermanisë dhe aktualisht punon për Komisionin Europian në Bruksel.
Ndërsa përsa i përket emrit të guvernatorit të ri, burime nga mbledhje e grupit citojnë Ramën të ketë deklaruar se për këtë çështje vijojnë bisedimet me kreun e shtetit.
Pikërisht emërimi i guvernatorit të ri ka hapur një polemikë në distancë mes presidentit dhe mazhorancës, pavarësisht se kryeministri Rama nuk është shprehur deri tani për këtë çështje në publik.
Por presidenti ka deklaruar se nuk ka asnje pikë në ligj ku kryeministri mund të vendosë për guvernatorin e ri./TCH