Guvernatori i ri, Rama takon Nishanin në Presidencë
Takimi ka zgjatur për rreth një orë.
Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë për momentin, mendohet se temë e diskutimit ka qenë guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë dhe plotësimi i Këshillit Mbikqyrës.
Medie të ndryshme kanë raportuar se Nishani nuk do të pranojë asnjë propozim nga Rama për guvernatorin e ri.
Kjo, duke qenë se marrëdhëniet president-kryeministër nuk janë në nivelin e tyre më të mirë.
Aq më tepër që mazhoranca jo më larg se dita e sotme, rrëzoi dy kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë