Gylenistin turk Harun Çelik, 42 vjeç, Rama ia dhuron për Vit të Ri, Presidentit Erdogan!
Shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç përfundoi dënimin në Shqipëri dhe ndërsa iu komunikua se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesve, është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë dhe më pas është dërguar në Rinas, për t’u depërtuar drejt Turqisë ku ndiqet penalisht. Pollo kujton se dy vite më parë kur ndodhi në Kosovë u shkarkua ministri i Brendshëm.
“Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.
P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”, shkruan Pollo.
Vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar një mësues turk, anëtar i lëvizjes gyleniste është gjykuar ashpër eurodeputetja Ramona Strugariu.
Kjo e fundit reagoi menjëherë duke kritikuar qeverinë shqiptare përmes një statusi në Twitter. Ajo i kujton
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.
Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.”
KOHA JONË SONDAZH

