Hagel pret Kodhelin në Pentagon, e falënderon për mbështetjen që jep Shqipëria ndaj terrorizmit
Politikë E Premte, 31 Tetor 2014 00:00
Në një deklaratë që përmbledh këtë takim, sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby vuri në dukje se Shqipëria ka luajtur një rol të madh në përpjekjet ndërkombëtare duke rifurnizuar forcat kurde të Irakut me municione dhe pajisje.
– “Udhëheqësit gjithashtu diskutuan përpjekjet e reformës së mbrojtjes së Shqipërisë, duke përfshirë edhe oficerë shqiptarë, të cilët kohët e fundit u diplomuan në shkollën e Gardës kombëtare të New Jersey,” shtoi Kirby. – “Ata ranë dakord që të vazhdojnë të punojnë së bashku në ndërtimin e kapaciteteve shqiptare për trajnimin dhe edukimin e mëtejshëm e këtyre forcave. Kodheli theksoi përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri për modernizimin e forcave të armatosura të vendit me armë të NATO-s, dhe inkurajoi investimet e SHBA për sektorin e mbrojtjes në Shqipëri,” – tha sekretari i shtypit. Hagel vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit të Forcës së Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare në Afganistan, – tha admirali, – dhe falënderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në misionin mbështetës gjatë këtij viti në betejën e përbashkët ndaj terrorizmit.
A.M