Hahn: Zbatimi i “drejtësisë”, çelës për progresin drejt BE-së
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, është pritur në një takim nga Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn në Bruksel. Përmes një postimi në tëitter, komisioneri Hahn ka theksuar se në fokus të takimit ishte zbatimi i reformës në drejtësi.
“Diskutuam për reformën në drejtësi, implementimin e saj si një mundësi për qytetarët shqiptarë dhe çelës për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian” shkruan Hahn.
Ministrja e Integrimit së bashku me atë të Drejtësisë Ylli Manjani ndodhen në Bruksel për takimin e grupit të punës për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Europian në Bruksel.
Ministrat shpalosën masat konkrete që janë marrë për plotësimin e pesë prioriteteve si dhe me ecurinë e reformës në drejtësi. Bazuar në reformat dhe arritjet e vendit, dy Ministrat u shprehën optimistë për marrjen e rekomandimit pozitiv.
KOHA JONË SONDAZH

