Hajdarmataj: Ministri i Terrorit dhe Territ Energjitik, po mashtron Dibranët
Nuk ka kaluar pa vëmëndje deklarata e Kryeministrit Rama, që rilindja do të zbresë në Peshkopi. Akuzat e shpeshta nga selia blu e kanë akuzuar kreun e vendit, se që prej ardhjes në pushtet e ka harruar zonën e Veriut dhe asnjë investim nuk ka pasur për këto zona.
Deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, e cila përfaqëson qarkun e Kukësit, ka reaguar në rrjetin social facebook, siç e ka quajtur, me shpurën e tij të agjitacionit dhe propagandës zbret në Peshkopi
Hajdarmataj, shkruan ndër të tjera se: “Thonë për “Rilindje Urbane”, në një kohë kur dibranët kanë mbyllur dyqane e biznese dhe nuk po ngrenë dot kokë nga varfëria”.
Nga ana tjetër, deputetja pohon se Ministri Gjiknuri, po tenton të mashtrojë, duke hedhur baltë mbi figurën e Sherefedin Shehut, kandidatit të PD-së.
Akuza e deputetes është se: “Ministri i Terrorit dhe Territ Energjitik, i cili ka ditë që endet nëpër Dibër, u thotë dibranëve( të rafinuar e që nuk gjen asnjë prej tyre të hajë sapunin për djathë) se Sherefedin Shehu jep premtime që nuk i realizon dot bashkia”.
“Në fakt ai i ngatërron të gjithë ekspertët me veten e tij, që nuk ka lidhje as me energjitikën, industrinë, e aq më pak me Dibrën e vlerave, Dibrën patriotike. Dibra historikisht ka qënë me të djathtën….largoni prej saj shukritë dhe modelin e tyre. Dibra do votojë bijtë e vet. Sherefedin Shehu ka dëshmuar se e meriton besimin dhe mbështetjen e çdo dibrani”, përfundon deklaratën, deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj.
KOHA JONË SONDAZH

