Hajdarmataj: Një vit historik i terrorit dhe korrupsionit shtetëror
Deputetja e PD-së për qarkun e Kukësit Mimoza Hajdarmataj është shprehur se në një vit aksion i OSHEE ka qenë një vit dhunë qeveritare, drama pa fund sociale, vetëvrasje dhe rrënim kombëtar. Këtë e ka deklaruar nëpërmjet një statusi në facebook, ku ndër të tjera Znj.Hajdarmataj ka thënë se: Bilanci është skandaloz për të ardhurat e buxhetit të shtetit, ndërkohë që sakrifica për bukën e gojës së qindra mijëra familjeve mbetet e pashpresë. Me qindra familje vuajnë terrin energjetik prej një viti, dritat ikin në çdo qytet e lagje të Tiranës, spitalet e shkollat nuk kanë ngrohje e shumë probleme e privime pa fund.
Më tej në statusin e saj në facebook ka shtuar se: "Grabitja e pagesave të ndershme dhe vetë sakrifikuese të shqiptarëve dhe mungesa arrogante e investimeve publike që duhej të ngriheshin nga këto faturime, nuk ka lidhje me reformat dhe shtetin ligjor. Por ky nuk duhet dhe nuk do të jetë një tmerr pa fund për shqiptarët. Plani i shpëtimit të PD është, zgjidhja për të zgjedhur shtetin e vërtetë të interesave publike.
"Ata që përkujtojnë me cinizëm përvjetor terrori, do ti mbeten të shkuarës, shumë herë, jo pak të dhimbshme për shqiptarët"-shton më tej deputetja e PD-së.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

