Hajdarmataj: Shteti ka rënë, duhet një reagim mbarëpopullor

Grabitja në Vlorë, në një bankë të nivelit të dytë, ka nxitur reagimet e politikës. Pas këtyre grabitjeve të njëpasnjëshme, sipas disa deklaratave të deputetëve, po vihet në pikëpyetje efektiviteti i shtetit. Shumë mund të pyesin se sa i sigurt është rendi? Për deputeten e Partisë Demokratike, situatat e njëpasnjëshme po tregojnë një dështim të rendit dhe sigurisë.

Në një postim në facebook, deputetja demokrate ka reaguar pas ngjarjes në Vlorë, ku ka theksuar se: “Shteti po njeh një “bum rezultatesh”, dështim pas dështimi.”Arkitekti” Sajmir Tahiri ka firmën dhe vulën, në çdo projektim të këtij dështimi, por kostot dhe dëmet deri tani i kanë po i vuajnë taksapaguesit shqiptarë që një Zot e di formulën se si paratë e grabitura do paguhen nga xhepat e rrënuar të tyre”- ka thënë Hajdarmataj.

Kjo situatë për deputeten lidhet me grabitjet qeveritare, që cilat ajo i quan si haraçin vetëm tek kursimet e qytetarëve, që me këtë pushtet po njohin vetëm mjerim dhe rrënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, këto janë aksione me goditje të orientuara e të përqendruara. Përgjegjës për rendin, deputetja bën qeverinë, e cila sipas saj nga vetë pushteti që ka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Hajdarmataj ja shtuar se: “Shteti ka renë por popullin po e nxënë brenda rrënojat e Rilindjes”. Ajo ka bërë thirrje komunitetit që të reagojë në mënyrë që ngjarje të tjera të ndodhin. “Nevojitet një reagim mbarëpopullor, sa të mos jetë vonë”,- përfundoi komentin e saj deputetja Mimoza Hajdarmataj.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?