Hakerët sulmojnë postën elektronike të FBI-së
Është e frikshme sesi fakerët kanë sulmuar sistemin e jashtëm të postës elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI).
Rreth 100 mijë njerëz morën e-mail-e nga një server i FBI-së të premten mbrëma, zbuloi grupi mbikëqyrës i postës elektronike. Disa nga e-mailet ishin me titull Urgjente: kërcënim në sisteme.
“Një situatë në zhvillim dhe nuk jemi në gjendje të japim ndonjë informacion shtesë në këtë moment. Ne vazhdojmë të inkurajojmë publikun që të jetë i kujdesshëm”, tha FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Incidenti vjen pas një numri shkeljesh të rrjeteve të qeverisë amerikane në muajt e fundit, duke përfshirë një sulm me bazë në Rusi që komprometoi të paktën nëntë agjenci federale.
Po ashtu dhe një fushatë hakerimi me bazë në Kinë aq të rëndë sa që siguria kibernetike dhe infrastruktura e Agjencisë së Sigurisë duhej të lëshonte një mandat të rrallë për të gjitha agjencitë qeveritare që të përditësonin menjëherë softuerin e tyre.