Hakmarrja e ulët e Ramës, i heq pasaportën diplomatike Lulzim Bashës
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zëvendësministrin Gent Cakaj për të pezulluar pasaportën diplomatike të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Pra praktikisht lideri i opozitës shqiptare nuk ka pasaportë diplomatike, ndonëse i takon sipas ligjit në fuqi.
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e ka konfirmuar lajmin në një intervistë për “News 24”, duke e cilësuar një gjest të ulët. “Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”,- deklaroi Mustafaj. I pyetur dje në emisionin “Opinion” për këtë vendim, zv/ministri Gent Cakaj nuk përmendi emra, por konfirmoi se një pjesë e pasaportave diplomatike janë ndaluar. Cakaj tha se po bëhen verifikime. Por ligji për pasaporta diplomatike nuk ka parashikon asnjë verifikim për zyrtarët e lartë, pasi dhënia e dokumentit është bëhet në bazë të detyrës që mbajnë.
Heqja e pasaportës ka qëllim vetëm pengesa proceduriale për udhëtimet e kreut të PD-së jashtë shtetit dhe synon një lloj izolimi në takimet me ndërkombëtarët. Skandali në këtë rast nuk lidhet me procedurat, por me gjestin e ulët të një qeverie. Denigrimi i kundërshtarit politik ka tejkaluar çdo imagjinatë, duke arritur dhe në akte të tilla që tregojnë idiotësi shtetërore. Kreu i opozitës, kushdo qoftë ai, është përfaqësues i interesave të qytetarëve, por edhe në një farë mënyrë institucion në republike normale.
Shqipëria ka trafikantë që udhëtojnë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi ndaj heqja e pasaportës së kreut të opozitës është vetëm dëshmi e një pushteti që po shkon drejt autokracisë.