Halim Kosova flet për sfidat e PD-së: Si do të përzgjidhen figurat që do të drejtojnë institucionet pas ardhjes në pushtet

Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mjek i njohur obstetër-gjinekolog, thotë se partia ku ai bën pjesë po i kushton rëndësi etikës dhe pastërtisë së figurës të njerëzve të saj.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Dr. Kosova flet për rëndësinë e ideve të reja që Partia Demokratike ka për të nesërmen dhe propozon zgjidhje për kujdesin shëndetësor në Shqipëri në kushtet kur shumë mjekë dhe infermierë vazhdojnë të largohen nga vendi. Ai ishte në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve.

Intervista e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zt.Kosova, ku është PD sot. A e kanë humbur njerëzit besimin tek partia juaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Halim Kosova: Që të jem i sinqertë, unë nuk është se marr një letër dhe kalem dhe fiksoj të metat që mund të jenë te Partia Demokratike. Në të kundërt me të, unë çdo moment mendoj si t’ia rris reputacionin dhe besimin e njerëzve Partisë Demokratike.

-Ka një mendim që për një perceptim se krerët e opozitës janë njëlloj si ata që drejtojnë vendin. Si mund të vendosni një standard më të lartë për t’i “shpëtuar” këtij perceptimi?

Halim Kosova: Shqipëria është vend i vogël dhe njerëzit njihen me njëri-tjetrin. Besimi në një forcë politike vjen në radhë të parë nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë parti politike, qoftë PD-në, qoftë opozitën. Duke e ditur mirë këtë hallkë, Partia Demokratike ka disa kohë që ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës, për të cilën nuk është sekret ta them që ambasada amerikane në Tiranë më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Në fund të fundit, nuk kisha ndonjë ide se si t’ia nisja punës, por ata janë të gatshëm kur bëhet diçka e mirë kur është fjala për korrupsionin dhe për ta parandaluar atë dhe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt i mundshëm se si të përzgjidhen njerëzit që do të hyjnë nesër në PD apo që janë edhe brenda PD-së dhe që janë figurat e ardhshme të marrjes së pushtetit apo qeverisjen e vendit. Çdo institucion, kur Partia Demokratike të marrë pushtetin nesër, duhet të ketë njeriun perfekt që ta bëjë punën siç duhet, me figurë të pastër dhe me dije të shëndosha. Dekriminalizimi është përshkruar me hollësi kështu që nuk ka asnjë njeri që t’i shpëtojë këtij “vaksinimi” kundra të keqes.

-Udhëheqja e Partisë Demokratike ka një apati sot, vërehet dukshëm. Si do të vazhdohet më tej. Taktikat e protestës marrim një shembull.

Halim Kosova: Që të jem i sinqertë, unë nuk hyj tek ai grupi që vendoset a do të ketë protestë. Unë them se nëpërmjet protestave të dhunshme asnjëherë nuk mund të vish në fuqi. Ajo që unë mendoj, më e rëndësishme se protesta është se çfarë premton Partia Demokratike dhe me çfarë njerëzish ajo ballafaqohet përballë popullatës. Në qoftë se njerëzit një ide shumë të mirë të Partisë Demokratike e thotë një njeri që nuk ka derdhur djersë asnjëherë në jetën e vet dhe nuk është i besueshëm si figurë, kuptohet që kjo e cenon reputacionin e PD-së.

-A jeni dakord që Partia Demokratike ka nevojë për një proces demokratizimi të brendshëm?

Halim Kosova: Demokratizimi është një rrugëtim pa fund. Sa më i përparuar të jetë aq më mirë është për vendin dhe për Partinë Demokratike vetë. Është një proces që duhet të vazhdojë pafundësisht!

  1. Kosova, çfarë mund të thuhet për gjendjen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Nga ana tjetër ka një largim në masë të mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të tjera. Si mund të zgjidhet kjo situatë?

Halim Kosova: Sa i takon shëndetit të nënës dhe fëmijës, kam nisur një tur me një personel të vogël shëndetësor. Sa të vijnë 40 gra të varfra në një zonë të thellë në Tiranë po marr unë pajisjet dhe po shkoj atje. Pas kësaj, do të ndërtoj një strategji se si gjithë armata e mjekëve që janë në kryeqytet që të mos rrinë të mbyllur në spital, dhe ta organizojmë këtë punë në të gjithë Shqipërinë. Unë e bëj falas dhe në mënyrë vullnetare. Të gjithë mjekët duhet ta bëjnë në mënyrë të detyrueshme nga qeveria. Ekzistojnë shumë zona ku nuk ka asnjë lloj bluze të bardhë dhe në një zonë ku ikin mjekët dhe mësuesit, ikin edhe njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?